KOMUNIKATË
Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami dhe sekretarit të partisë, Arjanit Hoxha si dhe anëtares së Kryesisë Qendrore Melinda Rashidi, sonte u mbajt Kuvendi themelues i degës së Strugës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës Nusret Zibën si dhe kryesinë e degës.
Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Abdullah Qazimi.
Lëvizja BESA
31.08.2021