Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës njoftojnë se çmimet e reja të derivateve të naftës, transmeton Struga Ekspres.
Çmimi i Eurosuper BS-95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë, ndërkaq çmimi i Eurosuper BS-98 dhe Eurodisel do të shtrenjtohet për 1 denarë.
Ja çmimet e reja:
-Eurosuper BS-95: 71,00 denarë për litër.
-Eurosuper BS-98: 73,00 denarë për litër.
-Eurodizeli: 65.50 denarë për litër.
Çmimet e derivateve do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.