Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa kushtet e reja nga 1 shtatori për të hyrë në Shqipëri

Ja kushtet e reja nga 1 shtatori për të hyrë në Shqipëri

Të shqetësuar nga rritja e numrit të infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri njoftoi sot masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori.

Masat e reja:

*Nga 1 shtatori ora policore 23:00-06:00.

*Nga 6 shtatori qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– Pasaportë vaksinimi

– Test PCR negativ brenda 72 orëve ose test antigjen brenda 48 orëve

– Vërtetim të kalimit të COVID-19 jo më vonë se brenda 6 muajve

– Vlen dhe për qytetarët që kalojnë transit

– Fëmijët deri 6 vjeç përjashtohen nga ky rregull

Ndalohet hyrja e personave të tjerë në aeroporte veç pasagjerëve.
Në ambientet e mbyllura maska e detyrueshme.
Në spitale nuk lejohet të hyjnë familjarët e të pacientëve.
Shtetasit shqiptar që kthehen në atdhe duhet të izolohen për 10 ditë dhe të njoftojnë autoritetet për të kryer test pas fundit të karantinës.
Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar vendosjen e vaksinës së detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët deri më 30 shtator, për ata që nuk e kanë do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR negativ. Përjashtim vetëm ata që kanë dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës, ku duhet edhe miratimi i një specialisti të ISHP.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments