Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNacionalistit Janko Baçev i pengon minarja e xhamisë së Ohrit! Ja çfarë...

Nacionalistit Janko Baçev i pengon minarja e xhamisë së Ohrit! Ja çfarë thotë nëse i fiton zgjedhjet (FOTO)

Janko Baçev i cili kandidon për kryetar të komunës së Ohrit,zotohet se nëse nëse fiton zgjedhjet lokale do të rishikoj vendimin për ngritjen e minares në çarshinë e Ohrit dhe se sipas tij është falsifikuar dokumenti, sepse minarja duhej tê ishte sipas tij vetêm 3.3.metra, shkruan Struga Ekspres.

Mirëpo pas kësaj deklarate të nacionalistit Janko Baçev, komentuesit shqiptar dhe maqedonas ,(mysliman dhe ortodoks), “bombarduan” me komente këtë të fundit duke e kritikuar ashpër ndaj qasjes sē objekteve fetare.

“Vendimi i Këshillit të Komunës së Ohrit sipas të cilit minarja duhej të ishte 3.3 metra. Por DIKUSH, në rrethana të pashpjegueshme deri tani në atë kohë, fshin presjen dhe minarja ngrihet në 33 metra. Unë premtoj se nëse fitojmë besimin në zgjedhjet lokale në Ohër, ne do të zbatojmë fjalë për fjalë vendimin e marrë tashmë nga Këshilli i Ohrit për lartësinë e minares. Gjithashtu, duhet të ketë dhe do të ketë përgjegjësi për falsifikimin”, ka shkruar Baçev.

(Struga Ekspres)

https://www.facebook.com/211084826136102/posts/963564327554811/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments