67 vjeçari mbytet në liqenin e Ohrit

0
22

Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, një trup i pajetë i një të moshuari është nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Ohrit, njofton zëdhënësi i SPB -së së Ohrit, Stefan Dimovski.

Bëhet fjalë për një 67-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm në liqenin pranë portit të vjetër.

Ështê kryer një inspektim nga SPB-Ohër,kurse prokurori publik do të përcaktojë shkaqet e rastit në fjalë. (Struga Ekspres)