Zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, pas mbledhjes së shtabit të krizës në Tetovë, rekomandoi fillimin e vaksinimit edhe për fëmijët nga mosha 12 vjeçe, transmeton Alsat. Hasani tha vaksinimi është shpëtim nga pandemia Covid-19.
E kam thënë disa herë se i vetmi shpëtim nga kjo pandemi është vaksinimi dhe nuk ka tjetër dalje. Edhe atë vaksinimi masiv i popullatës. Pasi Fajzeri doli me konkludim se me të mund të vaksinohen edhe nga 12 deri në 18 vjet, e pranuam edhe në si Ministri e Shëndetësisë. Duke pasur parasysh faktin se virusi po kërkon terren edhe te moshat më të reja, apeloj gjithë prindërit dhe të rinjve të shkollave të mesme që edhe ata të vaksinohen”, theksoi Ilir Hasani. Zv ministër i Shëndetësisë.