Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëPesë viktima dhe 1.765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë viktima dhe 1.765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën (17 gusht) janë regjistruar edhe 5 të vdekur nga koronavirusi i ri.

Në laboratorët publikë dhe privatë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 1.765 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra bazohen në 9.581 mostra të testuara.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 10.183. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 121 pacientë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit, në fund të muajit mars, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më 17 gusht 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments