Nga ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 6.770 testime për Covid-19, prej të cilëve 672 raste janë pozitiv me COVID-19.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona dhe 35 të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.046.042 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 160.571. Prej tyre, 150.670 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.532. Numri i rasteve aktive është 4.369.