Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovë20 persona janë të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në...

20 persona janë të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në Kroaci ku ndërruan jetë 10 persona

Rreth 20 persona dyshohet të jenë ende brenda autobusit kosovar i cili u aksidentua tragjikisht në Kroaci, e nga ku raportohet të kenë vdekur 10 persona, sipas mediave kroate. Autobusi i kompanisë kosovare po bartte udhëtarë nga Frankfurti për në Prishtinë.

Mediumi kroat, Index.hr tha se më shumë se 30 persona janë dërguar në spital. Autobusi që po po lëvizte në linjën Frankfurt-Prishtinë kishte rreth 60 udhëtarë në të, transmeton Gazeta Express.

Përveç policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e ekipit të zjarrfikësve, ndëresa autoambulanca transportoi disa herë personat e lënduar për në spital.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments