Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAnalistët: Koalicionet parazgjedhore, pazar për vota

Analistët: Koalicionet parazgjedhore, pazar për vota

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se koalicionet parazgjedhore partitë po i bëjnë për të siguruar pozitat e tyre dhe jo për të dalë me ofertë më të mirë përpara qytetarëve. Për ish-deputetin Muhamed Halili as nga koalicioni parazgjedhor LSDM-BDI dhe as koalicioni eventual VMRO-ASH-Alternativa nuk priten programe më cilësorë për përmirësimin e mirëqenies së qytetareve.

“Është një çështje për LSDM dhe BDI të jesh apo të mos jesh, sepse po që se humbin zgjedhjet lokale tash në mënyrë automatike lind edhe kërkesa tjetër e opozitës, të cilët po që se i fitojnë zgjedhjet lokale që të shkohet ne zgjedhje të parakohshme parlamentare. Çdo shkaurje në zgjedhje të reja mbart në vete rrezikun e lëshimit të qeverisë dhe ripërtëritjen e proceseve të cilat LSDM i bën tash në kuadër të ashtuquajtur shtet ligjor ndaj opozitës.”- deklaroi Muhamed Halili, Analist .

Drejtor i Institutit për demokraci “Societa Civilis” thotë se pluralizmi politik tani ma ka tejkaluar barrierat etnike, por që sipas Marko Trashanovskit zgjidhja më e mirë është që të shkohet ne zgjedhjet lokale dhe parlamentare me lista të hapura. Ai tha se në këtë kontekst qytetarëve iu janë imponuar edhe më tepër që të votojnë për emrat e partive dhe jo për programet e tyre zhvillimore për komunat përkatëse.

“Koalicionet para zgjedhore, për fat të keq më tepër bëhen për arsye politike pragmatike që të sigurohet fitore politike dhe jo të jepet ofertë më e mirë politike. Krijimi i taborëve të tilla para zgjedhjeve padyshim do të jep koalicione edhe nga ana tjetër e spektrit politik, sepse në të kundërtën shanset për fitore do të ishin shumë më të vogla.”- pohoi Marko Trashanovski, Analist politik (0.01-0.31)

Sipas njohësve të çështjeve politike ujdi të fshehta mes partive politike ka pasur gjithmonë për këmbim të favoreve. Ditë më parë, LSDM dhe BDI bën të ditur se së bashku do të garojnë në zgjedhjet lokale, në disa komuna do të bashkëpunojnë që në rrethin e parë zgjedhor në disa në rrethin e dytë. Edhe VMRO-ja nuk përjashtoi mundësinë për bashkëpunim parazgjedhor me opozitën shqiptare.

Përgatiti: Adnan Qaili
Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!