Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇmimi i energjisë elektrike do të rritet me 12 %

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 12 %

Energjia elektrike është 12 për qind më e shtrenjtë. Megjithatë, për shkak të vendimit për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18% në 5%, faturat do të mbesin të njëjtat. Edhe përkundër rritjes prej 12 për qind, vetëm një vit pasi faturat e energjisë elektrike u rritën për 7 për qind, kryetari i organit rregullator po përpiqet të paraqesë rritjen e çmimeve si një kompromis në favor të qytetarëve.

“Kompanitë në përgjithësi kërkuan rritje prej 50 denarëve në faturë prej 1000 denarëve. Sipas përllogaritjeve tona, periudhën e kaluar KRE kërkesat e tij i reduktoi në 6 denarë për faturë prej 1000 denarëve”- tha Bislimovski.

Bislimovski pohon se përfaqësuesit e kompanive kanë qenë të pakënaqur nga ky vendimi dhe kanë kërkuar rritje më të madhe të çmimit të rrymës. MEPSO-s nuk i janë pranuar harxhimet prej 11 milionë eurove ndërsa elektro-distribucioni rreth 13 milionë. Trupi rregullator thotë se të dy kompanitë paralajmërojnë padi për këtë vendim.

“Kompanitë nuk janë të kënaqura me këtë vendim, në seancën përgatitore të djeshme në të cilën “MEPSO Elektrodistribucioni” dhe EVN Home paraqitën vërejtjet e tyre mbi vendimet tona, edhe më tej mbetet mundësia e apelimit para gjykatave”- tha Bislimovski.

Rregullatori gjithashtu miratoi investime në rrjetin e transmisionit, për tre vitet e ardhshme prej 60 milion eurosh, ndërsa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike 124 milion euro. Përndryshe, mbetet në fuqi tarifa e lirë për amvisëritë gjatë orëve të ditës dhe të natës.

Ile Petreski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!