
Teksa po shijonin freskinë e oqeanit, disa plazhistë në Kaliforni janë befasuar nga 3 vizitorë të veçantë, një arushë me dy këlyshët e saj, të cilët dolën nga pylli për të mposhtur vapën e madhe që ka përfshirë zonën në ditët e fundit. Pa shqetësuar njerëzit, dy “vogëlushët” dhe mamaja u futën në ujë dhe luajtën për disa minuta, ndërsa njerëzit e shtangur i shihnin me kureshtje dhe pak frikë. “Ishte emocionuese për të gjithë ne, na u duk sikur ishim në kopshtin zoologjik”, tha për CNN Jen Watkins, një prej personave të pranishëm në plazh, që filmoi skenën.













