Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriShqipëria nis vaksinimin e personave mbi 18 vjeç

Shqipëria nis vaksinimin e personave mbi 18 vjeç

Shqipëria të martën ka nisur vaksinimin e qytetarëve të moshës mbi 18-vjeçare, të cilët do të kenë mundësi të imunizohen deri të mërkurën në orën 20:00.

Nismën e vaksinimit të hapur që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi katër mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit.

Në Shqipëri deri tani kanë arritur mbi një milionë doza të vaksinës.

“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani, teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, tha Ministrja e Shëndetësisë së Shipqrisq, Ogerta Manastirliu, një ditë më parë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!