Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriE dhimbshme/ Nëna e 20-vjeçarit në Velipojë punon në spital, i lau...

E dhimbshme/ Nëna e 20-vjeçarit në Velipojë punon në spital, i lau rrobat me gjak pa e ditur se janë të tij

Nëna e Myzerim Zeneli e përcolli djalin të shtunën në mëngjes në punën e tij të re, për mos ta parë më kurrë. Myzerimi mbeti i pajetë nga breshëria e plumbave midis Ferracakëve dhe Gocajve, gjatë konfliktit për plazhin në Velipojë.

Ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës së 27 qershorit u përhap me shpejtësi në media, në kohën kur nëna e tij ishte në punë, në lavanderinë e spitalit të qytetit.

Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte:

“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”.

Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij: “Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments