Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderNesër ejani në Strugë me biçikleta

Nesër ejani në Strugë me biçikleta

Critical Mass Struga – May 2021

Të premten në datë 28 Maj 2021 ejani në Sheshin e Qytetit në Strugë me biçikleta, ora 18:00.

Duke e bërë një traditë të re në vendin tonë organizimin e ”Critical Mass Struga”, ne do të mblidhemi tek sheshi i Qytetit në Strugë në orën 18:00, për të bërë xhiron e secilit muaj në rrugët e Strugës. Kjo është vetëm fillimi i përsëritjes së çdo muaji në datë: 25 Qershor, 30 Korrik, 27 Gusht si dhe 24 Shtator.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndërgjegjësojmë shoferët, t’u shtojmë dëshirën qytetareve që ende nuk kanë biçikletë dhe të japim shembullin tonë për një qytet më ekologjik.

Çfarë është Critical Mass?
Critical Mass është një organizim spontan i çiklisteve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji. Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.

Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve. Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin. I vetmi formalizim i aktivitetit është përcaktimi paraprak i një orari për mbledhjen e çiklistëve, si dhe një itinerari të përafërt që do të ndiqet. Nuk ka një kryesi zyrtare që i merr këto vendime, por thjesht zëri i të gjithë pjesëmarrësve, që vendosin duke i shkruar njëri tjetrit dhe duke përhapur fjalën në qytet.
Shpesh herë çiklistët që janë duke kryesuar grupin marrin dhe vendimin që të ndryshojnë itinerarin, gjë që ndiqet nga i gjithë grupi. Mënyra sesi funksionon organizimi i një Critical Mass, është quajtur shpesh “Një rastësi e organizuar”.

Organizuar nga:
Entuziastë dhe sportdashës të biçikletave
Civil Initiative
Struga Eagles
KAB Struga

Çiklistët do te ecin nëpër këto rrugë:
1. Turisticka, Rruga Kongresi i Manastirit (Marks i Engels)
2. Partizanska, Kej Boris Kidrich
3. 15-ti Korpus, Vlado Maleski
4. Proleterski Brigadi, Boro Hadzhieski etj.

Gjithsejte 5 km. Ju mirëpresim.

The Critical Mass Dreams of a Car-Free City

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!