Aktpadi ndaj një personi për veprën penale “Falsifikim të parave” ka ngritur Prokuroria e Gostivarit, derisa edhe një person tjetër po ngarkohet për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale. I akuzuari i parë, tre herë gjatë muajit shtator të vitit 2020, në shitore, barnatore dhe markete në Gostivar ka përdorur bankënota të falsifikuara nga 50 euro me qëllim që të furnizohet me artikuj të caktuar.
Të punësuarit menjëherë nuk e kanë vërejtur dallimin, me çka çdonjërit nga subjektet juridike u është shkaktuar dëme në vlerë prej 3050 denarëve. I akuzuari i dytë, ia ka dhënë bankënotat e rrejshme që më pas i akuzuari i parë t’i lëshoj në qarkullim.