Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaArabia Saudite do të mbjellë 10 miliardë pemë në shkretëtirë!

Arabia Saudite do të mbjellë 10 miliardë pemë në shkretëtirë!

Ara bia Saudite synon të mbjellë 10 miliardë pemë si pjesë e një fushate ambicioze të nisur nga Princi Mohammed bin Salman.

Princi saudit thotë se lëvizja është një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit, duke luftuar kështu ndotjen dhe degradimin e tokës gjatë dekadave të ardhshme.

Salman, shtoi se Arabia Saudite synon të zvogëlojë emetimet e tij të karbonit duke gjeneruar 50 përqind të energjisë së vendit nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, shkruan The Sun.

Ai tha se do të punojë edhe me shtetet e tjera arabe në një “Nismë të Gjelbër të Lindjes së Mesme” për të mbjellë 40 miliardë pemë shtesë, duke shtuar se ky do të ishte programi më i madh i ripyllëzimit të planetit.

“Mbretëria, rajoni dhe bota duhet të shkojnë shumë më tej dhe më shpejt në luftimin e ndryshimit të klimës”, tha Salman.

Që kur u emërua princ, nga babai i tij në vitin 2017, Salman ka nisur një mision të guximshëm për të modernizuar me shpejtësi Arabinë Saudite e cila ka kohë që drejtohet nga ligji i rreptë fetar ndërsa ekonomia e saj është mbështetur shumë në prodhimin e naftës.

Sundimtari 35-vjeçar po ndërton një qytet gjigant i quajtur “Neom”, për të tërhequr vizitorë të huaj dhe punëtorë të aftë në mbretëri.

Ky qytet pritet të kushtojë 350 miliardë funta, dhe gjithashtu pritet të jetë 33 herë më i madh se Nju Jorku. Salman tha se qyteti, i referuar si “Neom”, do të drejtohet 100 përqind me energji të rinovueshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!