Më 18.05.2021 në orën 19.40, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë, është raportuar se në një rrugë pyjore në zonën e fshatit Dollogozhdë të Strugës është vëtejtur një automjet i përmbysur i tipit “Nissan Primera” me targa të Strugës dhe një person i vdekur pranë automjetit. Nga kqyrja e kryer e udhëhequr nga prokurori
publik kompetent, u konstatua se bëheshte fjalë për TD (76) nga fshati Livadhi i Strugës , i cili gjatë drejtimit të makinës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Me urdhër të prokurorit publik, trupi u dorëzua për autopsi. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami