Kr yetari i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e partisë ka thënë se partia e tij po sjell suksese të mëdha pasi ka trashëguar një sistem të rrënuar nga regjimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Zaev tha se ata kanë rritur pagat, pensionet, ndihmat sociale, kanë siguruar kthim të TVSH-së, kanë shfuqizuar taksën radiodifuzive.
“Ne që nga ardhja në pushtet kemi bërë bejten në dy fronte njëkohësisht: në plan ndërkombëtar, duhej të zgjidhen probleme të trashëguara me dekada, çështje që askush nuk ka pasur guxim t’i zgjidhë në këto 30 cite, edhe në planin e brendshëm, nga dita e parë që kemi filluar të udhëheqim me qeverisë, jemi të ballafaquar me opozitën destruktive, e cila po bën gjithçka që të pengojë reformat”, tha Zaev.
Ai tha se LSDM po zhvillon tre beteja që nga ardhja në pushtet: betejë kundër regjimit dhe mbetjet e saj, betejë për jetë më të mirë dhe standarde evropiane në shtëpi, si dhe betjë për të ardhme më të sigurt në NATO dhe BE.