Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSonte është Nata e Madhe e Kadrit, nata më e bekuar nga...

Sonte është Nata e Madhe e Kadrit, nata më e bekuar nga Zoti

Në familjet tona, tashmë ajo nuk është e panjohur. Bëhet fjalë për Natën e Kadrit, e cila është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. Kur’ani filloi të shpallet në këtë natë, prandaj edhe quhet natë e bekuar. Në këtë natë zgjidhet çdo çështje dhe caktohet fati i çdo krijese për vitin që vjen.

E cilësuar si nata më e vlefshme se një mijë muaj, kjo natë fal gjynahet dhe mbulon të këqijat, pra është nata e faljes dhe mëshirës. Prej madhështisë së kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit, për t’u zgjidhur hallet, larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzimin. Duke ditur se jeta mesatare e njeriut nuk i kalon 75 vitet, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se e gjithë jeta e njeriut.

Por, është një pyetje e cila na lind natyrshëm: Kur është Nata e Kadrit dhe si kuptohet ajo? Një numër jo i vogël dijetarësh myslimanë kanë konluduar se Nata e Kadrit bie në natën e njëzet e shtatë të Ramazanit. Përgjigja e saktë rreth kësaj pyetje është se kjo natë bie në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Fshehja e saj është bërë me qëllim që besimtarët myslimanë të fitojnë sa më shumë shpërblime, duke e kërkuar atë gjatë kësaj periudhe.

Prandaj, për ata që duan të fitojnë mirësitë e Zotit, del si nevojë e natyrshme që dhjetë ditë-netët e fundit të muajit Ramazan: – të gjallërojnë natën me adhurime, pra të falin namaz vullnetar; – të pendohen për mëkatet dhe të kërkojnë mëshirë nga i madhi Zot.

Shenjat e natës së Kadrit- Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!