Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Gjatë Bajramit dhe Pashkëve nuk do të ketë orë policore

Venko Filipçe: Gjatë Bajramit dhe Pashkëve nuk do të ketë orë policore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se gjendja epidemiologjike është duke u përmirësuar dhe se gjatë ditës së sotme numri i të infektuarve është nën 100.

Ai tha se edhe numri i të hospitalizuarve është duke u ulur.

“Sot arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer, dhe kemi marrë renditjen se si çdo javë do të arrijnë sasi nga Pfizer, si dhe do të ketë vaksina që do të vijnë nga fondi solidar i BE-së”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Duke folur për masat e reja, Filipçe, deklaroi se në mëngjes janë sjellë disa vendime.

“Në seancë të Qeverisë duhet të merret pajtueshmëria. Së pari të hapen terasat verore në të gjitha objektet hotilerike, ora policore të fillojë prej 21:00-05:00. Gjatë Bajramit dhe Festave të Pashkëve të mos ketë orë policore”, tha Filipçe.

Rreth 200 mijë vaksina nga Kina duhet të arrijnë deri në fund të mujit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments