Fill pasi votoi në Njësinë numër 8 në kryeqytet, në prani të votuesve për herë të parë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal për një prononcim për gazetarët e pranishëm. Basha tha se dita e sotme është historike për vendin. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht, për kombin dhe demokracinë.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është ditë historike, dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë ju e keni në duar fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, vendin, kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht.
Me votën tuaj të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi për familjet. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë, dilni masivisht dhe hidhi votën tuaj. jam i lumtur që votën time e hodha në praninë e votuesve për herë të parë. I bëj thirrje masivisht që të votojnë, sepse sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha./Ballkanweb