Ambas.ada amerikane në Shqipëri thotë se është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Në një postim në twitter, Ambasada e SHBA-së thotë se ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.
“Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”.
Ndërkohë sot ambasadorja amerikane Yuri Kim pati një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në twitter ambasadorja Yuri Kim sqaron se takimi ishte në kuadër të takimeve që në 48 orët e fundit ka bërë me përfaqësuesit e lartë të vendit, si presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe tani kreun e PD-së.
“Ne përsërisim. Nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Po ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.”