Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa çfarë thonë nga policia për vrasjen makabre mbrëmë në Strugë

Ja çfarë thonë nga policia për vrasjen makabre mbrëmë në Strugë

Më 20.04.2021 në orën 19.15 në SPB Ohër, E.T (49) nga Struga raportoi se rreth orës 19:00, përderisa S.R (34) dhe J.R (39), të dy nga Manastiri, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, ishin në banesën e tij, ku të pranishëm ishin disa persona të tjerë , pas një zënke të mëparshme , J.R sulmoi me thikë gruan e tij S.R. me çka edhe e plagosi atë. Sipas raportimit ai është përpjekur të arratiset , por është ndaluar ta bëje arratisjen , pas së cilës ai me thikë vetlëndoet . Ekipi i ndihmës së shpejtë mjeksore konfirmoi vdekjen e S.R., ndërsa J.R. u transferua në Qendrën Mjekësore Strugë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Në vendngjarje u krye kqyrje nga ekipi i Stacionit Policor të Strugës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës u dha për autopsi.
Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments