Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaOBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve

OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve

Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë globale COVID-19 në muajt e ardhshëm, por me kusht që ajo të shpërndajë burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan gazeta Shëndeti.

“Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha kreu i OBSH-së, Ghebreyesus, raportoi Reuters.

Sidoqoftë, ai gjithashtu shprehu shqetësim për “shkallën alarmante” në të cilën COVID-19 po përhapet tek mosha 25-59 në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.

“U deshën nëntë muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur dy milionë dhe 3 muaj për të arritur tre milionë”, shtoi ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments