Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQytetarët të cilët aplikojnë për vaksinim do të njoftohen përmes mesazhit

Qytetarët të cilët aplikojnë për vaksinim do të njoftohen përmes mesazhit

Qytetarët të cilët do të paraqiten përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrim mesazh për paraqitjen dhe në të njëjtën mënyrë, me mesazh, do të njoftohen edhe për kohën dhe vendin e vaksinimit.

Ministri Venko Filipçe tha se njoftimi me mesazh pas aplikimit do të fillojë të funksionojë për disa ditë.

“Në ueb-faqen vakcinacija.mk ka përditësim të sistemit dhe tani kur do të paraqitemi për vaksinim, do të njoftohemi me mesazh. Në të njëjtën mënyrë qytetarët do të marrin mesazhin për kohën dhe vendin e vaksinimit”, tha Filipçe.

Ndryshe, deri tani janë paraqitur 140 mijë qytetarë për vaksinim, ndërsa rreth 30 mijë janë vaksinuar.

Sipas ministrit Filipçe, interesi do të rritet kur do të fillojë të arrijnë sasitë më të mëdha për vaksinim.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments