Autor: Riat Ramadani
Gjenerata e telefonave të mençur dhe “kopeja e dëgjueshme”
Jetojmë në valën e 3-të të qytetërimit të cilën autori Alvin Toffler e karakterizon me zhvillimin marramendës të teknologjisë të njohur “Bëje vet” e cila njëkohësisht konsiderohet edhe pika e Zenitit të gjitha qytetërimeve. Teknologjia “5G” sapo filloi të implementohet dhe bota taman po shndërrohet në “fshat global” siç e përshkruante Marshall Meklluhan. Bota po zvogëlohet. Ajo botë gjigante të cilën e paramendonim sikur universi vet u shndërrua në mëhallë ku ne bëjmë xhiro virtuale edhe në Tibetin e largët.
Megjithatë paralelisht me zhvillimin teknologjik natyra jonë po ndryshon dhe në vend se ne ta kontrollojmë teknologjinë po ndodh e kundërta! Gjeneratat e sotshme çdo ditë na befasojnë negativisht me dukuritë devijuese-shfrenuese permes përmbajtjeve banale dhe të parëndësishme që po përhapen si pandemi të kohës. Informacionet e llojit:”çfarë piu Ledri Vula në mëngjes”; “U nda Nora prej burrit”; pastaj “u bashkua prap me burrin Nora” veç po e ndotin ambientin “online” duke e infektuar grupin më të cenueshëm të shoqerisë – të rinjtë.
Gjeneratat e sotshme po i pyete kush është Blero të gjithë e dijnë por po i pyete se kush e zbuloi rrymën direkte dhe alternative i rrudhin vetullat. Most ë flasim për udhëheqësit politik! Atyre i shkon për shtati masa e painformuar sepse jorastësisht kemi ngecur në vend. Po kemi fatin që po përdorim teknologjinë e fundit por ama çfarë po përfitojmë nga ajo. Në fakt teknologjia po na përdor neve. Ne kemi telefona të ashtuquajtur të mençur por nuk kemi masë kritike e cila di ta kontrollojë ndikimin e teknologjisë dhe ndikimet negative. Ne kemi gjeneratë të telefonave të mençur por jo dhe njerëzve të mençur. Jorastsisht teoricieni Noam Çomski ka farkëtuar term interesant për masën jokritike “Kope e dëgjueshme.”
Kush do ta parashikonte se ne gjatë të kësaj vale të civilizimit do mereshim ende me tema të nënshtetësisë, ujit të pijshëm dhe kanalizimit. Kjo gjeneratë do të mbahet mend si gjeneratë e telefonave të mençur dhe masës së “vegetosur” dhe gjeniut i cili e shpiku këtë fjalë.