Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderQeveria e Italisë jep “OK” për stadiumet me tifoz

Qeveria e Italisë jep “OK” për stadiumet me tifoz

Qeveria Italiane i ka dhënë dritën e gjelbër që të përdoren të paktën 25 për qind e kapacitetit gjatë “Euro 2020” në stadiumin “Olimpiko” në Romë. Agjencia e lajmeve “ANSA” njoftoi se letra është dërguar nga Ministri i Sportit, duke u përcjellur te Federata Italiane dhe më pas do t’i dorëzohet UEFA-s.

Ceremonia e hapjes së Euro 2020 do të bëhet më 11 qershor në Romë të Italisë dhe ky ishte një hap i domosdoshëm për të siguruar që një gjë e tillë do të ndodhë.

Ekzistonin shqetësime se (komiteti teknik shkencor) nuk ishte i gatshëm të angazhohej në kapacitetin 25 për qind kur ishte ende shumë larg ngjarjes në qershor. Detajet teknike se si do të arrihet kjo dhe protokolli nuk janë ende të qarta, madje as që janë gati të vendosen akoma.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments