Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Jam i befasuar nga deklarata e Pendarovskit, pamjet nga Serbia s’janë...

Filipçe: Jam i befasuar nga deklarata e Pendarovskit, pamjet nga Serbia s’janë turp, është reflektim solidariteti

Në lidhje me deklaratën e presidentit Stevo Pendraovski për vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Serbi, ka reaguar ministri I shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Jam i befasuar nga deklarata e presidentit Pendarovski, pamjet nga Serbia nuk janë turp, është reflektim i solidaritetit në kushte krize”, deklaroi Filipçe.

Ministri theksoi që krahas qytetarëve të vendit, janë vaksinuar edhe qytetarët e vendeve fqinje, duke vlerësuar që Qeveria ka bërë përpjekje maksimale për sigurimin e vaksinave.

“Krahas qytetarëve tanë janë vaksinuar edhe qytetarët e vendeve fqinje, por asnjë president nuk ka deklaruar që ajo është turp për vendin e tyre”, deklaroi Filipçe, duke theksuar që mbështetja konkrete nga Pendarovski për procesin e blerjes së vaksinave ka munguar.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në konferencën e mbajtur pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë së RMV-së, tha se ka kërkuar shfrytëzimin e të gjitha resurseve në dispozicion, që të mundet çdo qytetarë ta marrë mbrojtje e domosdoshme shëndetësore dhe se shteti nuk guxon të lejojë që asnjë qytetar i yni të mos pranohet në mjekim spitalor.

“Kuptohet falënderime ndaj Serbisë, por ajo ishte turp për shtetin tonë. Shteti duhet të gjejë mënyrë që t’i vaksinojë dhe t’u ofrojë mbrojtje shëndetësore qytetarëve të saj këtu. Është e saktë se si shtet jemi mbështetur në mekanizmin Covax, i cili u vonua më shumë se dy muaj me dërgesat, është e saktë se, u mbështetëm në fondin solidar të Bashkimit Evropian i cili edhe pse u paralajmërua për në janar, do të funksionojë në prill të këtij viti, është e saktë se nga 5 shtetet anëtare më të pasura të BE-së asnjëri prej tyre nuk ka vaksinuar tërësisht më shumë se 5 për qind të popullatës, është e saktë se sipas OBSH-së rreth 80 për qind nga të gjitha vaksinat e prodhuara në botë janë shpërndarë vetëm në 10 shtete të botës, por kjo nuk u intereson aspak qytetarëve tanë”, porositi Pendarovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!