Zv.drejtor i Agjencisë së Emigracionit, Izmit Nura përmes një stuatusi në Fejsbuk ka komentuar zhvillimet e fundit rreth procesit të regjistrimit, njofton Lobi
”Regjistrimi shtyhet apo nuk shtyhet ne duhet të bëjmë punën tonë. Çka nëse janë takuar Zaev-Mickovski, janë taku Gligorov – Andov, Georgevski-Cervenkosi, Gruevski me dreqin e birin e dreqit. Të tjerët atë punë kanë, fati jonë është në duart tona, shprehet Nura.
Ne, shton ai, duhet ti thirremi arsyes e përgjegjsis dhe nëse shtyhet duhet të shohim anën pozitive, kohën që kemi para, kush nuk ka regjistru fëmijët e lindur jashtë ti regjistroj, kush ka humb nënshtetsin për nevoja të ndryshme ta rikthej dhe të Regjistrohemi”, shprehet ai.
Atyre që su mjafton koha le ta shtyjnë dhe le të mendohen kanë të drejtë të deklarohen, maqedon të vjetër e të rinj, maqedon musliman e ortodoks, bullgarë e serb, grek e të tjerë”, përfundon Nura.
“Është koha jonë dhe duhet të kemi kujdes mos përhapim huti pa nevojë sidomos mbi diasporën tonë që është pjesa më sinqert e kombit tonë. Opozitar jo gjithkund ka hapsirë për politik ditore është koha të ulni flamujt partiak. Mjaft më. Vazhdojmë. Bashkë më shumë”, shprehet Nura. Lobi