Teatri Shqiptar në Shkup, sot do të realizojë takim komemorativ për aktorin Luran Ahmeti. Takimi do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Teatrit Shqiptar në Shkup. Luran Ahmeti ndërroi jetë më 25 mars 2021 pasi ishte i infektuar nga Covid-19. Për disa ditë ishte i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta mposhte virusin vdekjeprurës.