Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëri25 vjeçari vret babain e tij

25 vjeçari vret babain e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Luar të Roskovecit, në Fier, ku një 52- vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është goditur me shkop nga djali i tij.

Policia e Fierit bëri të ditur se autor i kësaj ngjarje është shtetasi Erdis Rapi, 25 vjeç, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Dhori Rapi, 52 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 të së premtes, në fshatin Luar. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Ndërkohë, mister kanë mbetur shkaqet që shtynë të riun të godiste për vdekje babanë e tij. Ndërsa burime nga vendi i ngjarjes treguan se babë e bir kishin pasur shumë herë debate e konflikte fizike me njëri-tjetrin. Madje, pjesë e sherreve të tyre ka qenë edhe vëllai tjetër i autorit.

Fqinjët e familjes dhe kushërinj të tyre kanë treguar se të tre anëtarët e familjes Rapi dyshohet se kanë pasur probleme të shëndetit mendor. Sipas tyre, ata disa herë kanë marrë edhe mjekime, ndërsa kanë pasur kartela të hapura edhe në Spitalin e Vlorës, ku kanë qenë të shtruar herë pas here për mjekim.

KUSHTET EKONOMIKE

Gjendja e tre anëtarëve të familjes Rapi është rënduar pas vdekjes së kryefamiljares. 52-vjeçari me dy djemtë jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Sipas fqinjëve të familjes Rapi, 25-vjeçari dhe viktima patën fillimisht një debat verbal me njëri-tjetrin, derisa Erdisi e ka qëlluar me shkopin që ruanin bagëtitë. Ata thanë se i ati sapo ishte kthyer nga Kumani, ku do të merrte një rekomandim për ta shtruar të birin, Erdisin, në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Këtë gjë ia ka bërë të ditur edhe të birit, i cili është mërzitur shumë dhe e ka kundërshtuar të atin. Ky i fundit i ka kërkuar të shkojë të ruajë bagëtitë, se këto punë ishin gjëra që i zgjidhte i ati.

Erdisi e ka kundërshtuar, duke i thënë që nuk kishte ndërmend t’i bindej pas vendimit që i ati kishte marrë për ta shtruar në spital. Ata janë konfliktuar fizikisht me njëritjetrin. Sherri ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tyre. Djali e ka qëlluar fillimisht me grusht, por më pas e ka rrahur me shkopin e bagëtive, duke e lënë të vdekur në vend.

Fqinjët kanë shkuar të qetësojnë situatën e krijuar mes atë e bir, por ka qenë tepër vonë pasi e kanë gjetur trupin e 52-vjeçarit të shtrirë përtokë dhe të mbytur në gjak.

Menjëherë është lajmëruar Policia, e cila ka arrestuar autorin si dhe ka kërkuar një ambulancë për të nisur drejt Fierit viktimën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!