Boban Iliq përfundimisht hyn në burg. Siç bëri me dije për TV SHENJA zëvendës drejtori i burgut të Kumanovës Mevlan Xhemaili, rreth orës 3 i dënuari për vrasjen e Almir Aliut, është paraqitur vetë në burg, pas refuzimit të kërkesës së tij vuajtja e dënimit për të të prolongohet për disa muaj. Paraprakisht avokati i familjes së Almir Aliut Asmir Alispahiq, tha se Iliq dje ka tentuar që të arratiset.