Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion"Vetëm te ne gënjeshtra dhe mashtrimi zgjasin tridhjet vite dhe qytetarët vazhdojnë...

“Vetëm te ne gënjeshtra dhe mashtrimi zgjasin tridhjet vite dhe qytetarët vazhdojnë tu besojnë

Ejup Berisha
Vetëm te ne gënjeshtra dhe mashtrimi zgjasin tridhjet vite dhe qytetarët vazhdojnë tu besojnë të njëjtave.
Të jeshë nën mashtrim dhe manipulim të vazhdueshëm tridhjet vjet nga politika kjo u ndodh vetëmse qytetarëve të shteteve të Gadishullit të Ballkanit ku bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, shtet në të cilin jetojmë ne dhe askund tjetër në botë. Pra askund nuk ka ndodhur dhe nuk ka gjasa të ndodh një gjë e tillë të mashtrohen njerëz shumë gjatë dhe këta mos ta kuptojnë këtë gjë dhe të vazhdojnë ti besojnë gënjeshtrës dhe manipulimit. Ku qëndron mashtrimi epokal si dhe shumë specifik e kompleks që ua bënë qytetarëve pushtetarët e vjetër të proviniencës komuniste e socialiste, ai qëndron në lajmin e hedhur se pas rrënimit të murit të Berlinit në vitin 1989 në shtetet e Europës lindore dhe jugore ka filluar procesi i transformimit të tërësishëm të sistemit politik, ekonomik, shoqëror ,kulturor dhe arsimor. Ky lajm i rrejshëm i shpërndarë këtu te ne me një shpejtësi dhe lehtësi shumë të madhe përveq shpresës së kotë dhe të rrejshme që ua solli qytetarëve se ja kinse erdhi ndryshimi i njëjti nuk u solli asgjë të re dhe tjetërfare atyre, a e dini pse sepse gjithçka ka qenë një gënjeshtër dhe manipulim i kulluar dhe shumë i shkathët i ish pushtetarëve komunist. Në fakt në fillim njerëzit u ndjenë pak më të lirë dhe më të relaksuar kështuqë këta duke i kujtuar vuajtjet dhe të këqijat që ua ka bërë sistemi që u tha se u rrënua, të njëjtët e morrën guximin që ta shajnë atë por dhe pushtetarët të cilët u pensionuan ndërsa vendet e tyre në pushtet i trashëguan fëmijët e tyre. Këta në fillim si eksponentë të ri politik pasardhës të ish pushtetarëve komunist/socialist e kafshuan gjuhën dhe në fillim filluan ti durojnë fyerjet sharjet si dhe kritikat e adresuara nga qytetarët deri te ta dhe para-ardhësit e tyre por më vonë këta gjetën mënyra, metoda dhe variante shumë efikase për tu hakmarrë ndaj qytetarëve kritikues e sharës duke i anashkaluar në çdo proces të jetës shoqërore bile duke i shmangur edhe nga procesi i punës derisa i sollën buzë greminës. Sot ndoshta askush nuk përndiqet penalisht dhe nuk burgoset për shkak të qëndrimeve që janë të ndryshme, kundërthënëse dhe tjetërfare nga ato të pushtetit porse po ju dha një mundësi më e vogël pushtetarëve për hakmarrje ndaj qytetarëve që nuk mund ta mbajnë gjuhën të lidhur e me të cilën i kritikojnë pushtetarët por dhe e shajnë pushtetin ka gjasa që pushtetarët të kurdisin ndonjë proces kundër qtetarëve të rrebeluar dhe të njëjtët me shumë lehtësi ti sankcionojnë qytetarët. Varianti më i skajshëm dhe më tragjik i hakmarrjes është likuudimi fizik ndërsa varianti më shkatrrues është që ti lënë pa kurrfar perspektive dhe egzistence qytetarët të cilët e marrin guximin që ta kritikojnë dhe shajnë pushtetin. Dhe kur jemi te sistemi i ri/i vjetër i instaluar ne ndoshta akoma kemi bindje se ai është i ri dhe se i njëjti ka pësuar ndryshime rrënjësore por nëse e vëzhgojmë dhe e analizojmë me vemendje dhe më hollsisht funkcionimin e tij del se ai nuk ka ndrshuar aspak sepse është po ai i njëjti që ka funkcionuar dhe ka shkaktuar pasoja politike e juridike si dhe pasoja të tjera si në kohën para tridhjet vitesh e që fatkeqsisht i njëjti funkcionon edhe sot e kësaj dite me të njëjtat parime e metoda. Pra duke i pasur parasyshë të gjitha që u thanë deri tani del se te ne nuk ka ndodhur as atëher por as sot e kësaj dite nuk po ndodhë ndryshimi i shumëkërkuar dhe i pritur politik dhe shoqëror dhe se këto gjëra duhet doemos të ndodhin sepse po e shohim se nuk kemi as demokraci e as pluralizëm politik dhe shoqëror por me pak variante dhe modifikime akoma funkcionon ish sistemi i vjetër monist bashk me parimin e njëmendësisë i kontrolluar e i dirigjuar tanimë nga pasardhësit e ish pushtetarëve komunist. Ndërdsa ajo që është shumë qesharake dhe tepër tragjike për ne është se ne duhet të shkojmë të gjithë në kontrollë te psikiatri dhe tia themi të vërtetën e dhimbshme se ka kohë që ne jemi mashtruar se jetojmë në sistemin e ri por në fakt dhe në realitet ne jemi duke vazhduar të jetojmë në sistemin e vjetër. Nga kjo ndoshta duhet të marrim ndonjë terapi psikiatrike profesionale por ne nuk duhet të na vijë as turp e as inatë sepse këtë e kemi merituar falë naivitetit tonë sepse pushtetarët na kanë mashtruar dhe po na mashtrojnë akoma se na e kanë ndryshuar sistemin e që në fakt në realitet kjo nuk është e vërtetë. Terapia psikiatrike do të jetë kolektive prandaj askush askë nuk mund ta etiketojë si i retarduar apo dhe budalla, sepse të mashtrohesh dhe të manipulohesh tridhjet vite me radhë nga të njëjtët njerëz dhe me të njëjtat gënjeshtra dhe manipulime kjo nuk është as mençuri e as intelegjencë por është budallallëk dhe çmenduri. Pra i mbajshim me shëndet këto të fundit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!