Më 01.02.2021 në orën 09.20, në kryqëzimin e autostradës dhe rrugës lokale, në afërsi të fshatit Mislleshovë të Strugës, ndodhi një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të tipit “Hundai” me targa të Strugës, e drejtuar nga AN (59) nga Struga dhe një kamioni me Targat e Strugës, të drejtuara nga MS (62) nga fshati Drasllajcë i Strugës . Shoferi i automjetit pësoi lëndime të rënda trupore të konstatuara pas ndihmës së dhënë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Ekipet e policisë kryen kqyrje në vendngjarje . Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami