U mbushën më shumë se 26 vjet pa Qemal Lenën, veprimtarin, patriotin e madh nga Ladorishti i Strugës i cili ndërroi jetë në 25 janar 1995,njofton Struga Ekspres.
Kush ishte Qemal Lena?
Qemal Lena lindi më 24.10.1929 në Ladorisht te një familje PATRIOTËSH, gjyshi i tij Demir Lena ishte zëvendës KOMANDANT në luftën e PETRINJËS.
Qemal Lena i respektonte banorët, e donte fshatin, e donte Kombin, por mbi të gjitha e deshte ARSIMIMIN në gjuhën Shqipe për të cilin flijojë edhe jetën e tijë.
Në vitin 1990 zgjidhet si kryetarë i parë i Ladorishtit në mënyrë demokratike pas 45 vjetësh diktakturë i cili menjëherë fillojë punën në të mire të Ladorishtit, pra fillojë me zgjerimin e rrugëve në fshat.
Shtatori I vitit 1991 u quajt shtatori i protestave për rihapjen e paraleleve të shkollës së mesme në gjuhën shqipe. Në këshillin koordinues të protestave ishte edhe kryetari i Ladorishtit Qemal Lena i cili dha kontributin e tij të madh duke flijuar dhe jetën e tij për hapjen e shkollës së mesme “Hajdar Dushi” në Ladorisht të Strugës.