Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2176 testime për koronavirus dhe prej tyre 361 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 pacientë te diagnostikuar me COVID, ndërsa janë shëruar 2.116 persona. Vendi aktualisht ka 14.461 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 88.749 raste, prej të cilëve 71.592 janë rikuperuar, kurse 2.696 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.