Më 15.01.2021 në Strugë, oficerët e policisë nga Stacioni Policor Strugë arrestuan 29 vjeçarin nga Struga, sepse gjatë kontrollit në shtëpinë ku po qëndronte, i kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe konfiskua marihuanë. Ai u ndalua në stacionin e policisë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihet padi e duhur. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami