Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNaser Ziberi do të jetë Avokati më i mire i popullit në...

Naser Ziberi do të jetë Avokati më i mire i popullit në RMV

Ejup Berisha
Naser Ziberi do të jetë Avokati më I mire I poullit në RMV
Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka dorëzuar propozimin e saj që Naser Ziberi të zgjedhet Avokat i Popullit në RMV. Kjo Parti e cila ka kohë që më diskriminon pamësirshëm mua personalisht qe tetë vite në sferën e punësimit pa asnjë arsye të shëndoshë dhe të justifikueshme, me dy propozimet e saja të fundit nën një që Naser Ziberi të zgjedhet për Kryeministër të parë të vendit dhe me propozimin e dytë që poashtu Naser Ziberi të zgjedhet Avokat i popullit në RMV ka filluar të më bind se pas dy dekadave aktiviteti në skenën politike të vendit tonë ky subjekt politik dalngadal ka filluar të sjell vendime të qëlluara dhe të pjekura si Parti politike. Dhe nëse propozimin e parë BDI nuk arriti që ta realizojë unë jamë i bindur se propozimin e dytë ajo do ta realizojë. Ideja që një jurist dhe njëherit një politikan i shquar siq është vet Z. Naser Ziberi të zgjidhet në krye të institucionit të ngarkuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat mund të shkelen si rezultat i vendimeve eventuale jo të drejta dhe të gabuara të institucioneve shtetërore dhe publike është ide e drejtë, e kulluar mirë dhe mëse e qëlluar. Mendoj se Naser Ziberi e ka bagazhin e duhur intelektual moral dhe njerëzor që të vehet në funkcion dhe në shërbim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve të cilat janë cak i shpeshtë shkeljeve nga ana e institucioneve shtetërore dhe publike përmes vendimeve të tyre jo të drejta dhe të gabuara që miratohen në vendin tonë nga ana e tyre. Vlersoj se Naser Ziberi është personalitet i pjekur dhe i përgatitur profesionalisht dhe moralisht tu thotë institucioneve të cilat me vendimet apo dhe aktet e tyre rastësisht i shkelin të drejtat dhe liritë e qytetarëve tu thot hapur dhe troç se ato e kanë bërë një gjë të tillë të shëmtuar dhe se duhet ti rishqyrtojnë dhe ti përmirsojnë aktet që figurojnë në vendimet e tyre. Pra me vetë faktin që unë personalisht e përshëndes idenë dhe propozimin e Bashkimit Demokratik për Integrim të BDI-së-partisë që skajshmërisht shumë gjatë kohë më diskriminon në sferën e punësimit dhe të angazhimit profesional për zgjedhjen e Naser Ziberit për Avokat të popullit të RMV-së kjo është dëshmi se propozimi është tepër i mirë dhe pa asnjë vërejtje. Nga ana tjetër Opozita shqiptare dje ka pasur vërejtje se Naser Ziberi është eksponent i BDI-së dhe se nëse i njëjti zgjedhet në kreun e institucionit të Avokatit të popullit në RMV i njëjti do ti mbroj kryesisht interesat e Partisë e cila e propozon në veçanti apo dhe të pushtetit në përgjithësi. Opozita ka të drejtë të kritikoj por për të mos ndodhur kjo që thotë ajo pra që Avokati i popullit të mos i mbrojë interesat e pushtetit apo edhe të opozitës këtu duhet të sillet vendim që Avokat i popullit të zgjidhet një figur e pavarur nga pushteti apo dhe nga opozita meqë të drejtat dhe liritë e njeriut janë pronë ekskluzive e qytatarëve e jo e pushtetit e as të opozitës. Por në rastin e zgjedhjes së Naser Ziberit konsideroj se ai me ndershmërinë me pa-anshmërinë dhe me profesionalizimin më të lartë do ti ushtrojë kompetencat e tija kushtetuese e ligjore dhe do ti shmanget ndikimit të Partive dhe të pushtetit gjat kryerjes së punëve të tija si Avokat i popullit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!