Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSulmi në Kongresin amerikan, 52 të arrestuar

Sulmi në Kongresin amerikan, 52 të arrestuar

Bilanci i trazirave të shkaktuara në Uashtingon DC nga mbështetësit e presidentit në largim Donald Trump ka përfunduar me 52 të arrestuar, 14 të lënduar nga forcat e rendit dhe 4 viktima, një prej të cilëve u qëllua nga policia ndërsa 3 të tjerë ndërruan jetë në sallat e urgjencës. Pavarësisht përpjekjeve, turma e dhunshme nuk arriti të pengojë zyrtarizimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, por vetëm sa e shtynë të njëjtën. Rreth orës 13:30 sipas orës lokale kongresmenët u evakuuan nga ndërtesa e Capitol Hall për shkak të trazirave. Dhuna e qytetarëve bëri që institucionet të sillnin vendim për shtetrrethim nga ora 18 deri në orën 6 të mëngjesit, pasi kështu do të arrinin të merrnin përsëri nën kontrroll situatën. Më vonë, kongresmenët u kthyen në ndërtesë ku edhe bënë zyrtarizimin e fitores së Biden në zgjedhjet e nëntorit. Disa kolegë të tyre republikan që kishin paralajmëruar se do të kundërshtonin zyrtarizimin e fitores, kishin ndërruar mendje.

FBI lëshoi një thirrje për publikun për të siguruar ndonjë foto, video ose informacion në lidhje me protestuesit. Me frontin perëndimor të Capitol Hill të vendosur për të pritur inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar, kryebashkiakja e Uashtingtonit, Muriel Broëser tha se ajo zgjati urdhërin e emergjencës për 15 ditë “për të siguruar paqen dhe sigurinë”.

Ngjarjet e orëve të fundit në SHBA nga sjellë edhe reagimin e liderëve botërorë dhe figurave të larta politike Evropiane si Angela Merkel, Jens Stoltenberg, ish presidentët Xhorxh Bush dhe Barack Obama. Ata janë shprehur të shokuar dhe kanë dënuar ngjarjet e dhunshme, duke i cilësuar ato si skena të turpshme si dhe duke e vlerësuar dhunën ndaj institucioneve amerikane si sulm të rëndë kundër demokracisë.

Në gjithë këtë situatë kaotike dhe të tensionuar, kanë munguar reagimet e presidentit në largim Donald Trump, pasi për 12 janë bllokuar të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale. Sipas medias sociale, Donald Trump ka bërë shkelje të përsëritura dhe të rënda të politikës së tyre të Integritetit Civil përmes disa postimeve të tij.

Për dallim nga një ditë më parë, në kamerën e vendosur para ndërtesës së Capitol Hill, ku transmetohen pamje të drejtpërdrejta, situata dukej e qetë.

Përgatiti: Evi Shkopi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!