Pas dy rasteve pozitive me “Covid-19”, Juventusi ka vendosur që ta shtyejnë udhëtimin e tyre për në Milano. Klubi nga Torino përmes dy komunikatave për shtyp ka njoftuar se lojtarët, Alex Sandro dhe Huan Kuadrado kanë rezultuar pozitiv me “Covid-19”.
Tani, “Zonja e Vjetër” ka kryer edhe disa teste të reja në mënyrë që të vendosin përfundimisht nëse do të luajnë kundër Milanit.
Këto shqetësime po vijnë pasi qe mendohet se lojtarë të tjerë mund të jenë infektuar, rezultatet do t’i marrin nesër pak para udhëtimit. Ndeshja e paraparë mes Milanit dhe Juventus mbetet për tu parë nëse do të zhvillohet apo jo