Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaLajm i mirë për të gjithë mërgimtarët që punojnë në Zvicër, hyn...

Lajm i mirë për të gjithë mërgimtarët që punojnë në Zvicër, hyn në fuqi vendimi i ri !

Nga sot, udhëtarët nga Zvicra do të kenë të drejtën e kompensimit për vonesat në transportin publik në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Një grup i ri i të drejtave të pasagjerëve ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021.

Sipas rregullave, udhëtarët do të kenë të drejtën e kompensimit për vonesat mbi një orë.

Vonesat më të gjata se një orë do t’u japin të drejtë udhëtarëve në 25 për qind të tarifës.

Nëse vonesa është më e gjatë se dy orë, udhëtarët do të kenë të drejtën e 50 për qind të tarifës.

Sipas Watson, rimbursimet do të zbatohen vetëm për tarifat pesë franga dhe më lart – d.m.th. udhëtarët mund të kërkojnë kompensimin vetëm nëse shuma e kompensimit është mbi pesë franga.

Të gjithë pasagjerët do të kompensohen, përfshirë ata që kanë blerë bileta për udhëtimin dhe ata që janë duke udhëtuar, por që kanë bileta mujore ose vjetore.

Mund të kërkohet një maksimum prej dhjetë për qind e vlerës së pajtimit/abonimit (në vit ose në muaj).

Rregulli zbatohet në të gjithë transportin publik në Zvicër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments