Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNata e Vitit të Ri në Strugë dhe Ohër ishte e qetë,...

Nata e Vitit të Ri në Strugë dhe Ohër ishte e qetë, sot vërehej lëvizje e qytetarëve (VIDEO)

Në Ohër sot ndihet se ka turistë në qytet. Ata e shfrytëzuan ditën e bukur për të bërë një shëtitje. Gjatë natës së Vitit të Ri ishte qetë, si në Ohër ashtu edhe në Strugë. Qytetarët nuk festuan jashtë protokolleve të përcaktuara.

“Edhe pse me shumë më pak turistë se vitin e kaluar, në ditën e parë të Vitit të Ri, akoma ka frekuentim në Ohër. Moti i mirë mbushi edhe shëtitoren e qytetit”.

Disa pinin kafenë e tyre të parë në vitin e ri, të tjerët vendosën të shëtisin me barka nëpër liqen. Shumica e të anketuarve thanë se kishin marrë me qira apartament në Ohër, dhe disa thanë se kishin apartamentin ose shtëpinë e tyre në ose përreth qytetit.

“Ne jemi nga Shkupi. Kemi ardhur për festat. Moti është i bukur. Gjithçka është qetë. Njerëzit përmbahen nga festimet, kështu që patëm një Vit të Ri të qetë, por të bukur”.

” Kalova të gjithë shëtitoren, nuk kishte asnjë shkelje të rregullave. Populli e ka kuptuar se masat duhet të respektohen, që ne ta kapërcejmë këtë dhe të jemi më të relaksuar në vitet e ardhshme”.

“Ne jemi nga Vallandova. Ku festuat? Në shtëpi. Pse jeni në Ohër sot më 1 janar? Të shëtisim pak. Ne e duam Ohrin. Mirë është. Ne kënaqemi këtu. Dita është shumë e mirë”.

Pronarët e barkave thonë se duke pasur parasysh të gjithë situatën nuk është keq.

“Ka frekuentim, por disi atmosfera në vetvete nuk është e Vitit të Ri, dhe moti gjithashtu kontribuoi që të mos ketë atmosferën, që Ohri di ta ketë”.

Mbrëmë ishte qetë në sheshet si në Ohër ashtu edhe në Strugë, nuk kishte tubime. Por, këtë vit, si kurrë më parë, për gati gjysmë ore, qielli mbi Ohër dhe Strugë u ndriçua nga qindra fishekzjarrë. Sipas policisë, nuk kishte prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!