Tre oficerë të policisë janë qëlluar për vdekje dhe një është plagosur nga një sulm me armë në një fshat të izoluar afër Saint-Just, në Puy-de-Dôme, mesnatën mes 22 dhe 23 dhjetorit.
Efetkivët, të cilët i përkisnin ndërmarrjes së Ambert, u qëlluan për vdekje nga një burrë 48 vjeç, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin një grua që ishte në çatinë e një shtëpie nga frika e dhunës së bashkëshortit, raportojnë mediat franceze, shkruan Ora News.
Personi, që mendohet të ketë probleme mendore, i vuri dhe zjarrin shtëpisë ndërsa vijonte të qëllonte mbi forcat e xhandarmërisë.
François Chautard, kryetari i qytetit të Saint Just, ku ndodhi tragjedia, shpjegoi se operacioni ishte ende në zhvillim, ndërsa 48-vjeçari është ende në arrati.