Zëvendëskryeministri i pa.rë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi aktin e sotëm të Universitetit të Tetovës për t’i ndarë titullin Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa) kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si një vendim të drejtë dhe një vendim i cili në të vërtetë e nderoi vetë universitetin e Tetovës dhe gjithë kombin shqiptar sepse ashtu siç do të thoshte dhe Niçeja, “vlerësimi për figurat e nderuara të kombit e lartëson atë.”
Grubi gjithashtu gjatë fjalimit të tij tha se një personalitet të tillë siç është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti e i cili ka një jetë të tërë kushtuar barazisë, demokracisë dhe integrimit, arsimit dhe zhvillimit, të drejtave dhe dinjitetit, duke tretur vetën për të tjerët, rrallë lind gjiri i një kombi.Zëvendëskryeministri i parë uroi rektorin, senatin, stafin akademik, studentët dhe të gjithë ata që sakrifikuan ndër dekada për ngritjen e kështjellës së dijes, Universitetin e Tetovës për nderimin e z. Ali Ahmeti me titullin e merituar Doctor Honoris Causa për arsye se duke nderuar atë, po i nderojmë të gjithë të merituarit.
Ky është fjalimi i plotë i z. Artan Grubi:
Të nderuar të pranishëm, rektor, kryetar kuvendi, deputet, ministra, profesorë, i dashur prijës Ali Ahmeti
Qytetërimi por edhe Niçeja na thonë që një komb nuk shquhet aq shumë për nga numri i personaliteteve në gjirin e vet, por për nga mënyra e përkujdesjes për ato figura të shquara.
T mobile In article [4]
“Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoria e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkelqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, që qëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë në fushë atdhesie… brez pas brezi, ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet, emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshëm, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, ka me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!.” do te thoshte Luigj Gurakuqi me 1909 me rastin e hapjes së Shkollës Normale të Elbasanit.
Kishin dëgjuar qe ai kishte dalë në Drenicë. Në kullën e Ahmet Delisë do të mbahej një Kuvend historik. U mbush kulla plot e përplot.
U ngrit në këmbë dhe e mori fjalën:
“Të dashur vëllezër! Nata pesëqind vjeçare aziatike po kalon. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para një fataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë e vigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh i kemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, si një grusht i vetëm. Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk. Tri vjet i kalova në të dhe çdoherë i pakënaqur. Aq haptas i kundërshtoja, saqë më quanin deputet kryengritës. U përpoqa me ngulm t’i mbroja të drejtat që na u garantuan me Kushtetutën e vitit 1908, por kot. Sa patëm mundësi e shfrytëzuam: E bëmë Alfabetin dhe i hapëm ca shkolla shqipe. Disa djem kosovarë ia dërgova Luigjit në Normalen e Elbasanit.
Tërë pasurinë pata me e shkri për shkollat shqipe. Por, të pabesët, turqit e rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i Hilmi Pashës i mohoi të gjitha. Ai vetë pat deklaruar para deputetëve se: Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në Perandorinë tonë, janë shqiptarët. Është frikë e madhe nga ky komb të mos zgjohet nga gjumi i rëndë dhe të mos mëkëmbët, të mos marrë dituri në gjuhën e vet dhe atëherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Të gjitha këto i kundërshtova ditën e enjte, më 11 janar 1912, kur u mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmëruar haptas: Po nuk u përmbushen kërkesat tona, do të plasë revolucioni. E ndër të parët që do t’i rrok armët do t’jem unë. Si sinjal të kryengritjes e pata lënë: “Kur t’i mbathi opingat e të dal në Drenicë”. Dhe, e mbajta fjalën. I shita të gjitha magazet e mia në Shkup, se na duhen para dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e lirisë, atë të Skënderbeut dhe po i shpallim luftë TURQISË”.
Të pranishmit u pajtuan njëzëri. U betuan sipas tekstit që e kishte hartuar vetë ai, në të cilin thuhej: “Bajmë be e japim besën e burravet, se kemi me ba çfarëdo flije e në kjoft nevoja kemi me i ba kurban me duart tona robët e fëmijët tanë”.
Ky është Hasan Prishtina, njëri nga ideologët dhe frymëzuesit e laureatit të sotëm dhe po që se për një çast ndaleni dhe zëvendësoni datat e para një shekulli me ato të sotmet, lirisht këtë tekst dhe këto të bëma mund t’ia përshkruani Ali Ahmetit si trashëgues i fundit i denjë i frymës së ideologut shtet formues dhe të rilindjes kombëtare.
Të nderuar, akti i sotëm nuk e nderon Ali Ahmetin, por në të vërtetë e nderon Universitetin e Tetovës dhe kombin shqiptar sepse ashtu siç thotë Niçeja, vlerësimi për figurat e nderuara të kombit e lartëson atë.
Një personalitet të tillë me një jetë të tërë kushtuar kombit dhe barazisë, demokracisë dhe integrimit, arsimit dhe zhvillimit, të drejtave dhe dinjitetit, duke tretur vetën për të tjerët, rrallë lind gjiri i një kombi.
Nuk ka mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Universitetit të Tetovës se sa duke nderuar prijësin e procesit të institucionalizimit ligjor dhe meritor të këtij tempulli të diturisë.
Uroj rektorin, senatin, stafin akademik, studentët dhe të gjithë ata që sakrifikuan ndër dekada për ngritjen e kështjellës së dijes për nderimin e z. Ali Ahmeti me titullin e merituar doktor Honoris Causa për arsye se duke nderuar atë, po i nderojmë të gjithë të merituarit.
Vëmendja juaj e theksuar, më nderoi dhe mua. Ju faleminderit