“Të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të fillojnë vaksinimin e koronavirusit në të njëjtën ditë”. Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe ministrin gjerman Michael Roth.
Në të njëjtën kohë, ajo shprehu besimin e saj se brenda një jave vaksina e parë kundër Covid-19 do të miratohet në Bashkimin Evropian dhe tha se Komisioni ka arritur të sigurojë dozat e vaksinave çdo qytetar evropian.
Sidoqoftë, Presidentja e Komisionit Evropian theksoi që në mënyrë që vaksina të jetë efektive, 70% e qytetarëve duhet të vaksinohen, që do të thotë se rreziqet do të qëndrojnë për një kohë të gjatë. /abcnews.al