Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniCovid-19: Në spitalet e Shkupit po trajtohen 510 pacientë, të lirë janë...

Covid-19: Në spitalet e Shkupit po trajtohen 510 pacientë, të lirë janë edhe rreth 20 shtretër

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 39 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 510 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 20 persona. Një pacientë është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në repartin e ORL-së, tre pacientë janë pranuar në repartin e Gastroenterohepatologjisë, dhe nga katër të sëmurë janë pranuar në Klinikën e Syve, TBC dhe Klinikën e Dermatologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 7 pacientë të ri me Covid-19, 12janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 24 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 108 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 161 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 34 pacientë, prej të cilëve 9 janë fëmijë kurse 25 janë të rritur.

Gjithsej 510 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar 20 shtretër të lirë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments