Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSlider‘Kur zbres në fushë ndihem si një fëmijë që ha karamele për...

‘Kur zbres në fushë ndihem si një fëmijë që ha karamele për herë të parë’/ Ibrahimoviç tregon sekretin e suksesit

Ibrahimovic është lideri i këtij Milani që nuk njeh humbje në kampionatin italian që prej marsit të këtij viti dhe që kryeson me 5 pikë më tepër nga ndjekësit më të afërt.

39-vjeçari suedez ishte të dielën në “San Siro” për të mbështetur shokët, pasi në fushë nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi.

Në një intervistë të dhënë për sajtin zyrtar të UEFA-s, gjiganti suedez ka folur për sfidën e pranuar për t’u rikthyer te Milani, mënyrën se si i trajton shokët e skuadrës dhe sekretin e formës së mirë, që e ka sjellë në krye të listës së golashënuesve, ndonëse me 39 vite mbi supe.

Rikthimi te Milani – Jeta është e përbërë vazhdimisht nga sfida të ndryshme dhe unë pasi fitova thuajse gjithçka, isha në dyshim nëse duhej të vija sërish te Milani apo jo. Megjithatë mund të them se ishte një sfidë vërtetë e madhe për mua, të rikthehesha këtu, të ndryshoja mentalitetin dhe t’i transmetoja skuadrës atë çfarë është Milani, Milani që njoh unë dhe që njeh e gjithë bota.

Stërvitjet dhe presioni – Për mua, mënyra se si stërvitesh tregon edhe mënyrën se si luan. Unë kur zbres në fushë nxjerr në pah karakterin tim, qoftë kjo në një seancë stërvitore, apo në një ndeshje finale. I vë shumë nën presion shokët e mi, sepse dua që ata të nxjerrin më të mirën. Disa e vlerësojnë, të tjerë jo dhe aq, pro ka edhe nga ata që nuk e përballojnë. Vuajnë pasi shkojnë në maksimum vetëm kur është e nevojshme, ndërsa unë dua të jemi në maksimum çdo ditë.

Marrëdhënia me të rinjtë – Unë ushtroj të njëjtin presion te të gjithë që janë këtu, qofshin të rinj apo të vjetër. Ata janë te Milani për një motiv, sepse janë mjaftueshëm të zotët, ndaj thjesht duhet ta nxjerrin në pah këtë. Më pas me të rinjtë kam një sjellje dhe diskutim krejt ndryshe jashtë fushës së lojës. Në fushë janë të gjithë njësoj dhe unë nuk kënaqem asnjëherë me maksimumin, pasi dua gjithmonë më shumë. Kjo besoj se është edhe arsyeja që kam arritur deri këtu.

Motivimi për të luajtur në nivele të larta – Sa herë që zbres në fushë ndihem si një fëmijë që ha një karamele për herë të parë. Kam kuptuar se topi është miku im më i mirë, ndaj dua të rri me të për pjesën e mbetur të jetës. Ndjehem si Benjamin Button dhe rinohem çdo ditë që kalon. Premtoj se do të vijoj të luaj derisa të mundem ta bëj këtë në nivele të larta. Kur të mos jem më në gjendje të jap më të mirën, do të ndalem, pasi dua të ndihem i gjallë dhe i vlefshëm në fushën e lojës.

Sekreti i formës së Ibrës – Kur u riktheva te Milani, të gjithë më kujtuan të tjerët që ishin rikthyer dhe nuk kishin arritur të japin atë që kishin bërë më herët me këtë fanellë. Sekreti im është se nuk e kam humbur kurrë pasionin për atë që bëj në fushën e lojës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!