Policia e rajonit të Karposhit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30 ka arrestuar personin I.R.(30) nga Shkupi.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se personi i arrestuar dyshohet për kryerjen e pesë grabitjeve, vepra penale që janë kryer nëpër dyqane, kënde për lojëra si dhe barnatore në rajonin e “Shuto Orizarës” si dhe për një tentim për grabitje në rajonin e Karposhit.
Gjatë bisedës në polici, i arrestuari ka pranuar akuzat.