Italia është tronditur nga disa pamje që po qarkullojnë në media, ku shfaqet një burrë i moshuar i infektuar me koronavirus, që ndërron jetë në tualetin e spitalit në Napoli.
Për ngjarjen tronditëse, që po bën bujë, ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i spitalit, Guiseppe Longo, duke thënë se ngjarje të tilla janë për të ardhur keq.
Burri po shërohej ngas koronavirusi në spitalin Karderel, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij janë të panjohura – edhe pse dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.
Sipas burimeve brenda këtij spitali, dikush ishte futur në tualet për ta realizuar videon, derisa personeli nuk ishte aty, pasi po kërkonin një mjet, me të cilin do ta transportonin trupin e pajetë.
Mes të tjerash, drejtori i spitalit ka shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për t’u zbuluar se kush është autori i videos. Në anën tjetër gjykata sot ka urdhëruar izolimin e trupit të pajetë të burrit, për t’u konstatuar nëse ai vërtetë ka pësuar sulm në zemër.